Deri në fund të ndeshjes, kombëtarja e Zvicrës U21 ishte duke humbur nga Sllovakia.

Sulmuesi kosovar Andi Zeqiri barazoi rezultatin në minutën e 87-të.

Ai shënoi nga pika e bardhë.

Pak minuta më vonë, zviceranët shënuan edhe golin e dytë për të fituar këtë ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Euro2021.

Kujtojmë se Andi Zeqiri tashmë ka zgjedhur që të veshë fanellën e Kosovës.

Ky është goli i fitores për Zvicrën.