Cristiano Ronaldo me dy golat e shënuar sonte, ka arritur shifrën 101 gola për Portugalinë.

Në ndeshjen kundër Suedisë në kuadër të Ligës së Kombeve, ai e shënoi nga një gol në secilën pjesë.

Dhe secili ishte më i bukur se tjetri.

Në fund të pjesës së parë shënoi nga gjuajtja e lirë një super gol. Gol shumë të bukur shënoi edhe në pjesën e dytë.

Ronaldo i vetëm ka gola të shënuar për kombëtaren sa ish-ylli francez Thierry Henry që kishte shënuar për Francën 51 gola dhe ai holandez, Robin Van Persie që ka shënuar 50./VAR Kosova/