Belgjika ka fituar lehtësisht ndaj Islandës me rezultat të thellë 5-1.
Si për ironi, mysafirët kaluan të parët në epërsi, belgët nuk u ndalën së shënuari.
Serinë e golave e nisi Ëitsel, derisa ishte pikërisht sulmuesi Michy Batshuayi, ai që shënoi dy gola në këtë fitore.
Mirëpo goli i dytë ishte vërtetë shumë i bukur.
Pas një asisti nga 19-vjeçari Yari Verschaeren në minutën e 69, Batshuayi shënoi me thembër.
Dy golat e tjerë për Belgjikën i shënuan Mertens dhe Doku.