Pa Neymarin dhe Mbappen dhe me një lojtar më pak në fushë, Paris Saint-Germain ka arritur të marrë tri pikët e para të sezonit të ri në Francë.
Ishte gjermani Julian Draxler ai që i dhuroi fitoren ekipit vendas.
Draxler shënoi në minutat shtesë, pas një aksioni të nisur nga Di Maria.
PSG ishte me një lojtar më pak që nga minuta e 65-të. Diallo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Kjo është fitorja e parë për PSG në sezonin e ri të Ligue 1.