Ish-futbollisti holandez Frank De Boer, do të jetë trajneri i kombëtares së Holandës në futboll.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e këtij vendi.

Deri muajin e kaluar, këtë pozitë e kishte Ronald Koeman.

Por me marrjen e përgjegjësive të reja si trajner i Barcelonës, pas shkarkimit të Setien, vendin e Koeman te Holanda e ka zënë de Boer.