Tashmë ka përfundua takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit, duel ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë.
Dejlmoshat e Klopp fituan takimin në 3:1 me golat e realizuar nga Mane, Robertson dhe Jota, ndërkaq golin e vetëm për Arsenalin e shënoi, Lacazettet, shkruan VAR Kosova.
Pas ndeshjes foli edhe realizatori i golit të tretë për Liverpoolin, transferi më i ri i ekipit të Klopp, Diogo Jota, ai tha se ndihet i lumtur për golin po thotë se shpreson që golat e tjerë t’i shënoi në stadiumin me plotë tifozë.
Jota 🔥pic.twitter.com/GGWIWn7g84
— Liverpool Chronicle (@LivChron) September 28, 2020
“Ishte një ndjenjë e mahnitshme, thjesht uroj goli i radhës të jetë me një stadium me tifozë, por unë jam i lumtur që shënova për ekipin”.
“Në futboll herë shënon, herë humbet dhe duhet të besosh se do të shënosh dhe për fat të mirë e bëra”, tha Jota pas ndeshjes.