Pasi u largua nga Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka qenë i zënë, por jo me futboll. Ai la këpucët e futbollit për ato të baletit.

33-vjeçari nga Uruguai është lojtar i lirë prej kur u largua nga PSG në qershor të këtij viti.

Sulmuesi u largua pasi i skadoi kontrata me kampionët e Francës.

Cavani e ka mbajtur vetën në formë duke ushtruar, por jo në fushën e futbollit. Ai ka praktikuar baletin.

Ish-ylli i PSG-së madje ka veshur triko të baletit dhe ka kaluar kohën në Baletin Kombëtar të Uruguait.

“Nuk mendoj se çdo djalë duhet të luajë vetëm futboll. Besoj se vajzat dhe djemtë duhet të jenë të lirë të kërkojnë lumturinë e tyre në atë për të cilën janë më të pasionuar”, tha Cavani.

Ish-sulmuesi i PSG-së tha se ishte e jashtëzakonshme përvoja me baletin.

Megjithatë, Cavani do të vazhdojë të luajë futboll. Së fundi është raportuar se ai ka arritur marrëveshje me Manchester United./VAR Kosova/