Barcelona së fundi ka nënshkruar me Sergino Dest, i cili ishte pjesë e Ajaxit.

19-vjecari që shkëlqeu me stilin e tij gjatë prezantimit, ka folur për përvojën e tij te klubi i ri, qysh në stërvitjen e parë.

Ai ka treguar se është takuar me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi, me të cilin thotë se nuk janë kuptuar fare.

“U takova me të gjithë. Edhe Messin gjithashtu. Ai nuk flet anglisht, por ishte ndjejë e veçanta ta takoja”, tha Dest.

“Të jem i sinqertë, nuk e di çfarë më tha, por të dy qeshëm. Besoj që gjithçka është mirë, apo jo?”, tha Dest duke qeshur./VAR Kosova/