Kanë përfunduar pjesët e parë në dy ndeshjet e javës së pestë të Superligës së Kosovës.
Ballkani në Suharekë është duke mposhtur 3-0 skuadrën nga Skenderaj, Drenica.
Për skuadrën e Ismet Munishit kanë shënuar Prekazi, Daku dhe Thaçi.
Ndërkohë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, skuadra nga kryeqyteti është duke ndarë pikët me Llapin ga Podujeva.
Në ndeshjet tjetër të luajtur më herët sot, Drita ka mposhtur në Drenas Feronikelin.