Futbollisti i Evertonit, anglezi Theo Walcott, mund të largohet nga skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Për shërbimet e tij është e interesuar ish-skuadra e tij Southampton.

Ai mund të kthehet te Southampton, gati 15 vjet pasi ishte larguar nga klubi që t’i bashkohej Arsenalit.

Walcott ishte pjesë e akademisë dhe kishte debutuar në gushtin e vitit 2005 sa ishte 16 vjeç e 143 ditë.

Ai iu bashkua Arsenalit në vitin 2006, ku qëndroi për 12 vjet në veri të Londrës, derisa iu bashkua Evertoni për 20 milionë euro në janar të vitit 2018.

31-vjeçari është i lumtur në Goodison Park, por nuk ka luajtur fare që nga fillimi i sezonit të ri në Premier League.

Walcott nuk është në planet e trajnerit italian dhe largimi i tij është i mundshëm./VAR Kosova/