Në mungesë të shumë shokëve, futbollistët e Kosovës treguan shumë pak kundër Maqedonisë së Veriut.

Gjithçka fillojë gabimisht në Shkup. Me gabimin e mbrojtësit të majtë Benjamin Kololli, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 16-të.

Gabim bëri edhe portieri vendas, të cilin e shfrytëzojë në maksimum Florent Hadergjonaj, i cili shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 29-të të ndeshjes.

Por vetëm katër minuta zgjati gëzimi i barazimit, pasi vendasit shënuan sërish.

Pas asistimit të Enis Bardhit, shënoi Darko Velkovski për 2-1.

Në pjesën e dytë portieri i Kosovës, Aro Muric, priti dy raste që shumë lehtë mund të përfundonin në rrjetë.

Mirëpo edhe Fidan Aliti humbi një rast ideal për të barazuar.

Megjithatë, është Maqedonia e Veriut me gjashtë shqiptarët në skuadër që do të luajë në finale të Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë, e cila ka mposhtur Bjellorusinë./VAR Kosova/