Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadergjonaj, shënoi një gol shumë të bukur sonte kundër Maqedonisë së Veriut.
Por goli i tij nuk mjaftoi për të fituar ndeshjen dhe për t’u kualifikuar në finale kundër Gjeorgjisë.
Pas ndeshjes Hadergjonaj tha se Kosova ka humbur shansin për t’ua kualifikuar në Kampionatin Eruopian.
“Shumë vështirë me gjet fjalë, pas kësaj ndeshje, për mua më mirë do të ishte mos të shënoja, dhe të fitonte ekipi. Ne ishim të përgatitur për të shkuar në finale, çfarë shanse kishim në minutat e fundit të ndeshjes. Duhet të presim pak dhe të flasim për gabimet. Ka qenë ëndërr e madhe të shkonim në Evropian por fatkeqësisht na iku kjo shans”, tha Hadergjonaj.





























