Valon Berisha ka treguar sonte fytyrën e vërtetë të kapitenit. Ai ishte prej më të mirëve në fushë për Kosovën.

Pas ndeshjes djaloshi nga Llapi ishte shumë i emocionuar dhe nuk i mbajti lotët.

“Është dhimbje shumë e madhe, nuk përshkruhet kjo dhimbje të cilën po e përjetoj tani. Ma merr mendja që filluam shumë mirë, pësuam një gol që ndodhë në futboll. Përsëri u kthyem në ndeshje, Florenti e dha një gol shumë të mirë. Pastaj, u bë një faull që nuk është dashur të bëhet, por është dashur të mbrohemi më mirë. Është dashur të krijohen raste më të mirë, në fund të fundit kemi luftuar shumë, duhet të mësojmë nga kjo”, tha Berisha.

“Sonte nuk ia dolëm, rasti i fundit (rasti i Alitit) ke shumë i madh. Po ndihem shumë keq, ka qenë një rast shumë i madh. Maqedonët nuk kenë më të mirë se na, nuk e kemi merituar të shkojnë ata. Filluam shumë aktiv, krijuam raste, ra ritmi pak, por prapë ne krijuam raste. Nuk jena kanë shumë të mirë në zonën e tyre, po edhe në mbrojtje.  Aro na ka ndihmuar shumë, rastet që ai i ka mbrojt, është dashur ne t’i evitojmë. Vetëm rasti i fundit ke i qind për qind, e pashë në gol, por Fidani nuk mundi të shënonte. Është dashur ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Berisha.