Transferi më i ri i Manchester United, Edinson Cavani, është krahasuar me perëndi greke.

Kjo për faktin se është shumë në formë të mirë, pasi ndjek një regjim të vërtetë të stërvitjeve.

Ndonëse nuk ka luajtur asnjë ndeshje profesioniste që nga muaji mars, ai po konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë te Manchester United.

Mediat në Angli shkruajnë se 33-vjeçari me formën e tij fizike, turpëron shumë futbollistë të rinj.

Athletic citon një burim që shpjegon se sa i aftë është Cavani.

“Ai është i tëri me muskuja, i pastër, si një perëndi Greke”, shkruan Athletic.

“Cavani është mahnitës, vrapon si një maniak”.

Cavani mund të detyrohet të presë debutimin e tij në United për shkak të rregullave të koronavirusit dhe debutimi i tij, mund të vijë kundër ish-skuadrës së tij, PSG në Ligën e Kampionëve./VAR Kosova/