Kombëtarja shqiptare është bërë gati për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve.
Shqipëria ka kryer stërvitje para ndeshjes me Kazakistanin.
Në një postim të Federatës Shqiptare të Futbollit, bëhet e ditur se futbollistët shqiptarë kanë kryer stërvitje mëngjesin e së shtunës në Almati.
Kazakistani është nikoqir i Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve që zhvillohet nesër.



























