Futbollistët e Kosovës që vazhdimisht kanë shprehur dashurinë për Kosovën, si në fushë ashtu edhe jashtë fushës, u detyruan të reagojnë publikisht pas kritikave të shumta që morën natën kur u mposhtën nga Maqedonia e Veriut.

Pas Muriqit, Rashicës, Hadergjonajt, Berishës, ka reaguar edhe mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Futbollisti i skuadrës italiane Torino, ka reaguar në Instagram.

“Dashuria për vendin nuk mund të diskutohet. Dhemb shumë sepse të gjithë ndihemi të tradhtuar por është futbolli. E ardhmja është e jona dhe ne nuk do të dorëzohemi kaq lehtë. Në fitore ose humbje, ne mbetemi të bashkuar dhe të fortë. Sot dhe përgjithmonë me Kosovën ??♥️”, ka shkruar ai.