Kosovën nesër e pret një test i vështirë në Ligën e Kombeve. Dardanët presin në ‘Fadil Vokrri’ Slloveninë.
Në orët e mbrëmjes (sot) të së shtunës, Kosova ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes.
Disa orë më herët, trajneri Bernard Challandes, ka mbajtur një konferencë për media dhe ka folur edhe për kundërshtarin e radhës, Slloveninë.

Challandes ka thënë se ndeshja e nesërme ‘është mundësi e mirë gjithashtu për të treguar mentalitetin dhe karakterin tonë’.

Kosova hynë në këtë ndeshje pas humbjes 1-2 në Shkup nga Maqedonia e Veriut, që la në gjysmë ëndrrën e Kosovën për kualifikim në Euro 2020.





























