Kampioni momental i boksit Robin Krasniqi, nuk u kthye në shtëpi pa e vizituar agjensionin më të vjetër të marketingut në Kosovë, Zero Pozitive Publicis.
Ai sot ishte prezent në hapësirat e reja të Zero Pozitive Publicis, për t’i nderuar stafin e këtij agjensioni të cilët kanë punuar kohë të gjatë në krijimin e brend-imazhit të Robin Krasniqit, kampionit të botës në boks.
Stafi kreativ i Zero Pozitive Publicis, vite më parë ka realizuar llogon identifikuese të Robin Krasniqit të cilën sot e mbanë me shumë krenari si kampion bote.
Kujtojmë gjithashtu se ky agjension ishin ndër të parët që kishin bashkëpunuar me kampionin tonë të botës në realizimin e vieo-reklamave të ndryshme.
Robin Krasniqi, u shpreh se është shumë mirënjohës për gjithë punën e këtij agjensioni në realizimin e brend identiteti të tij, dhe llogos me të cilën ai përfaqësohet në botë.