Cristiano Ronaldo ka dalë pozitiv edhe në testimin e dytë për COVID-19, thonë raportet e fundit.
Ylli i Juventusit ka qenë i infektuar me COVID-19 që nga 13 tetori, derisa ishte i grumbulluar te Kombëtarja e Portugalisë.
Por nëntë ditë pasi atij testimi pozitiv, Ronaldo është akoma i infektuar. Sipas gazetës portugeze Corriere de Manha, rezultatit e fundit të 35-vjeçarit janë rikthyer të enjten.
Me këto rezultate, lë të kuptohet se Ronaldo do të humbas ndeshjen e javës së ardhshme në Ligën e Kampionëve, ku Juventus takohet me Barcelonën.