Mesfushori i Kosovës Florent Muslija po rikthehet në formën e tij më të mirë me skuadrën gjermane Hannover.
Në ndeshjen e zhvilluar sot kundër Fortuna Dusseldorf, ai ishte protagonist.
Me një volej goditje të bukur, Musija realizoi gol të bukur për Hannoverin në ndeshjen ndaj skuadrës nga Dyzeldorfi.
Ai realizoi golin në minutën e 57-të, derisa ndeshja ishte e vlefshme për Bundesliga 2 dhe u mbyll me rezultat 3:0.