Me fillim prej orës 14:00, zhvillohen tri ndeshje të javës së nëntë të Superligës së Kosovës.

Takimi më i interesant pritet të zhvillohet në Suharekë.

Ballkani pret skuadrën nga kryeqyteti, që ndeshjen e fundit humbi në shtëpi nga Gjilani.

Në Skenderaj, Drenica pret Trepçën 89, që mposhti Ballkanit në një ndeshje dramatike.

Ndeshja e tretë e sotshme është ajo ndërmjet Gjilani dhe Besës.

“Skifterat” duan fitoren për të ju afruar vendit të parë, kurse Besa për të dal nga zona e rrezikut.