Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në futbollin italian.
Raportohet se së fundmi ka rezultuar pozitiv edhe presidenti i Torinos, Urbano Cairo, i cili është shtruar në spitalin “San Paolo” në Milano, pasi shfaqi disa simptoma, teksa ka filluar trajnimin në departamentin infektiv.

Sipas asaj që raportohet nga “Corriere Della Sera”, gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme, por do të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve.
Cairo është presidenti i dytë i një klubi të Serie A që rezulton pozitiv me koronavirus, pas De Laurentiis muajin e kaluar.



























