Muharrem Sahiti ka drejtuar Kosovën në ndeshjen e dytë radhazi, miqësoren kundër Shqipërisë dhe sonte kundër Sllovenisë.
Sahiti po zëvendëson zviceranin, Bernard Challandes, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Pas ndeshjes në Slloveni, Sahiti ka fajësuar pandeminë e koronavirusit, për rezultatet e dobëta të Kosovës, duke pasur parasysh mungesat e shumta që ka pasur Kosova në ndeshjet e fundit.
“Nëse i analizon rrethanat, ne na ka penalizuar shumë pandemia, por ne do të dalim prej kësaj situate. Ne jemi shumë të kënaqur me reagimin e lojtarëve sidomos pas ndeshjes me Shqipërinë dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme”, tha Sahiti.
“Penalltinë më shumë dëshirë do ta shikojë, pasi nuk e kam parë dhe rastin në minutën e nëntë, pasi këto dy raste kanë ndikuar në lojë. Profesor kur ju e thoni se nuk është penallti, atëherë pa e shikuar po e them se nuk është penallti. Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik që duhet ta kthejmë vetëbesimin. Në të vërtetë edhe në këtë ndeshje kemi pasur shumë mungesa, kemi punuar shumë në aspektin psikologjik për këtë ndeshje, jam shumë i zhgënjyer që së paku nuk u shpërblyem me një pikë. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, atëherë vetëbesimi për të ardhmen na rritet”, tha Sahiti./VAR Kosova/