Të dy mesfushorët e Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, pritet të luajnë të dielën.
Skuadra e tyre Reims, do të luajë kundër Nice, në kuadër të javës së 13-të në Ligue 1.
Në rrjetet sociale, Reims ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje.
Berisha dhe Zeneli janë pjesë e kësaj liste, megjithatë mbetet të shihet nëse do të jenë startues.
Ndeshja do të zhvillohet nesër në ora 17:00.
Reims aktualisht është në pozitën e 17-të në tabelë./VAR Kosova/