Pep Guardiola kishte thënë më herët do të pensionohej herët nga futbolli. Por duket se 49-vjeçari nuk është duke menduar për pensionimin e parakohshëm.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë ka mundësi të vazhdojë ta bëjë punën e trajnerit më gjatë seç kishte planifikuar.
“Më herët, mendoja se do të pensionohesha së shpejti. Tani po mendoj se do të pensionohem më i vjetër. Pra, s’e di”, tha Guardiola.
Trajneri spanjoll nënshkroi kontratë të re dyvjeçare me City në nëntor dhe i ka fituar gjashtë trofe të mëdhenj me të kaltrit e Mançesterit që prej se u emërua më 2016.
Para se ta merrte drejtimin e Manchester City, Guardiola i kaloi katër vjet si trajner i Barcelonës dhe tri në krye të Bayern Munich.
“Përvoja të ndihmon, veçanërisht sesi unë e jetoj profesionin tim”, shtoi ai.



























