E ardhmja e kapitenit Lionel Messi, nuk po e brengos aspak trajnerin e Barcelonës Ronald Koeman.

Ai ka thënë se nuk është i brengosur apo në ankth për shkak se Lionel Messi nuk po vendos tani për të ardhmen e tij.

Në konferencën e mbajtur para ndeshjes kundër Huescas që luhet sot, trajneri holandez u shpreh i kënaqur me gjendjen fizike dhe morale të kapitenit Messi.

“Ai po bën mirë. Ai stërviti më 30 dhe 31 dhjetor, në kohën kur të tjerët e kishin ditë pushimi. Messi nuk ka asnjë shqetësim. Ai është i gatshëm, i lumtur dhe i motivuar. Ai është i rëndësishëm për ne”, tha Koeman.

“Ai ka treguar që ia do vetëm të mirën këtij ekipi. Nuk është aspak problem nëse ai nuk vendos për të ardhmen tani. Ne nuk duhet të jemi nervoz apo të brengosur”, tha Koeman.