Ylli spanjoll Marco Asensio, shënoi dy gola në fitoren e Real Madridit kundër Celta Vigos (2-0).
Loja e tij e ka impresionuar trajnerin Zinedine Zidane, i cili pas ndeshjes u shpreh i lumtur për tri pikët.
“Jam i lumtur për Asension”, tha Zidane pas ndeshjes.
“Ai kishte një lëndim të rëndë dhe është shumë më i mirë tash dhe po e dëshmon çdo ditë. Jam i lumtur për të dhe për të tjerët gjithashtu”, tha Zidane.
“Ne luajtëm një ndeshje shumë të vështirë. Jam i lumtur për të gjithë”, shtoi francezi.



























