Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda mund të transferohet në Itali.

Lazio është duke kërkuar të sigurojë shërbimet e kosovarit.

Mediat në Itali raportojnë se Igli Tare po e sheh Vojvodën si zëvendësim të mundshëm të malazezit Marusic, i cili flitet se do të largohet gjatë verës.

Edhe skuadra tjetër italiane, Fiorentina është përmendur gjithashtu si destinacion i mundshëm për mbrojtësin kosovar.