Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahin.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Vojvoda ka thënë se ‘do të shihemi shpejtë në ndeshjet me Kosovën’.

“Përshëndetje të gjithëve. E di se nuk e kam zakon të bëjë këso video, por sot pata dëshirë ta bëj një video për t’i falënderuar të gjithë ata njerëz që po më përkrahin dhe më japin forcë. Faleminderit shumë. Ishalla shihemi sa më shpejtë në ndeshjen me Kosovën”, ka thënë Vojvoda në këtë video.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Mos harroni, rrini në shtëpi për të mbrojtur së pari veten e pastaj edhe të tjerët. Edhe njëherë faleminderit shumë”, ka thënë Vojdova.