Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani do ta nisë ndeshjen si titullar kundër Granadës, në sfidën evropiane në kuadër të Ligës së Evropës.
Rrahmani përsëri për partner do ta ketë mbrojtësin serb Maksimovic.
Ish mbrojtësi i Drenicës, në tri ndeshjet e fundit është titullar për Napolin për shkak të problemeve me dy mbrojtësit Kostas Manolas dhe Kalidou Koulibaly.
Ndeshja do të nisë me fillim të orës 21:00.
Për skuadrën spanjolle luan edhe mesfushori shqiptar i Kosovës, Eris Abedini por që për këtë ndeshje nuk është ftuar.
Ndërsa, shqiptari tjetër i Napolit, Elseid Hysaj mungon për shkak të një lëndimi që pësoi javën e kaluar kundër Atalantës në ndeshjen e Kupës së Italisë.