Kosova sonte zhvilloi duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku u mposht me rezultat 3:1 në udhëtim te Spanja.

Duke folur për SSK, trajneri i Spanjës, Luis Enrique deklaroi se Kosova luajti një ndeshje të mirë, duke u mbrojtur mirë.

“Ne merituam të fitonim ndeshjen qartësisht, kur je 2-1, është moment i vështirë, por në fund mendoj që ne e merituam fitoren. Më pëlqeu si luajti Kosova, ishte një ekip agresivë.”

“Nuk dëshirojë të flas për politik, ne ju respektojmë shumë, nuk dua të flas për këtë temë”.

Ndryshe, Furia e kuqe tashmë ka fituar katër prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.

Verdhekaltrit, në anën tjetër, i kanë humbur tri prej pesë ndeshjeve të fundit, duke i fituar dy të tjera dhe duke barazuar në një tjetër.

Derisa Spanja përjetoi barazim zhgënjyes 1:1 me Greqinë në ndeshjen e saj hapëse në kualifikime për Botërorin e Katarit para se ta mposhte Gjeorgjinë me zor në ndeshjen pasuese, Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia në ndeshjen e saj hapëse në Prishtinë.