Sulmuesi i njohur, Timo Werner ishte protagonisti kryesor i humbjes së befasishme të Kombëtares së Gjermanisë.

Gjermania u befasua në shtëpi nga Kombëtarja e Maqedonisë, pasi u mposhtën 1 me 2.

Pak minuta para golit vendimtar të shënuar nga shqiptari, Elif Elmas – lojtari i Chelseat, Timo Werner pati mundësinë për t’ia dhënë epërsinë kombëtares së tij.

Ai dështoi të shënonte nga një pozitë tejet e mirë. Werner nuk arriti të godiste siç duhet topin dhe kështu shpërdoroi rastin e 100 për qind.

Kjo nuk është hera e parë që ylli gjerman lëshon mundësi të tilla, si për Gjermaninë ashtu edhe për klubin nga Londra, Chelsea.