Klubi i Ligës së Tretë në Republikën e Kosovës, Vjosa nga Shtimja, është shembull për klubet e tjera kosovare.

Ky ekip u ka dalë në ndihmë futbollistëve në këtë kohë pandemie.

Drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur që futbollistët dhe stafi të paguhen rregullisht për tre muajt e ardhshëm.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryetari i këtij klubi Avdi Sadiku në një prononcim për “Klan Kosova”.

“Futbollistët dhe stafi do të marrin rrogën bazë, duke mos llogaritur shpenzimet e rrugëtimit dhe shpenzimet tjera pasi që nuk ju nevojiten. Jam i befasuar për të mirë edhe me ndihmesën nga FFK”, deklaroi Sadiku.