Manchester City u kualifikua për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit, transmeton VAR Kosova.
Dortmund kaloi e para në avantazh me supergolin e 17-vjeçarit anglez Jude Bellingham, por në pjesën e dytë të besuarit e Guardiolas përmbysën gjithçka me penalltinë e Mahrez dhe golin e Foden.
Një moment interesant erdhi mes Pep Guardioles dhe Jadon Sanchos, ish lojtarit të Manchester Cityt i cili ishte larguar në kërkim të minutave në drejtim të Dortmundit.
Dyshja shkëmbyen disa fjalë për pak momente, para se të përshëndetëshin miqësisht.
Kujtojmë që Sancho nuk luajti në dy takimet për shkak të një lëndimi.



























