Pjesa më e madhe e futbollistëve njihen për pasionin e tyre për makinat dhe shpesh, një pjesë e pasurive të tyre shkon në blerjen e tyre. Një nga më të çmendurit pas makinave është Karim Benzema.

Francezi ka makina në një vlerë totale prej 7 milionë eurosh, ku më e fundit që iu bashkua koleksionit është një Buggati Chiron, me vlerë gati 3 milionë euro. Benzema zotëron një tjetër Buggati, por model Veyron, që kushton të paktën 1.7 milion euro, teksa koleksionit të tij nuk i mungon edhe Ferrari .

Sulmuesi i Real Madrid zotëron edhe një Ferrari 458 Spider gjithashtu, por edhe makina të tjera siç janë Rolls Royce, Mercedes Benz-SLR McLaren, Lamborghini Gallardo, Bentley, G-Wagon. Më e fundit siç thamë është Buggati Chiron, që është edhe një ndër makinat më të shpejta, ku arrin nga 0-100 km/h brenda 2.5 sekondash.