Mirlind Daku po monitorohet nga agjentë të ndryshëm në Evropë.

Faqja portugeze e skautëve ‘ProScout’ e ka zgjedhur Dakun, talent të javës.

“Mirlind Daku është 23 vjeçar, sulmues nga Kosova që luan për Ballkanin në Superligë, i huazuar nga Osijeku i Kroacisë. Ne e kemi përmendur edhe më herët, dhe tash e zgjedhim lojtarin e javës” shkruan ‘ProScout’.

Daku është realizatori më i mirë në Superligë këtë edicion me 26 gola.

Ai ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga Ballkani për tu kthyer në Osijek.

Image