Carlos Tevez konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë argjentinas të shekullit XXI, raporton VAR Kosova.

Së fundmi, ish ylli i Manchester Cityt ka treguar se çfarë kishte bërë me rrogën e tij të parë të madhe që kishte marrë nga futbolli.

“Pranova rrogën time të madhe kur kalova nga Boca në Corinthians. Me ato para bleva 10 shtëpi ku largova të gjithë xhaxhallarët dhe të afërmit nga lagjia ku jetonimin. Organizuam një festë në shtëpi dhe ua dhashë të gjithëve çelsat, ata nuk dinin asgjë, ishte një befasi” – deklaroi ai.

Kujtojmë që Tevez është pjesë e Boca Juniors në Argjentinë, teksa në Evropë ka luajtur për klube të mëdha si West Ham United, Manchester United, Manchester City dhe Juventus.