Trajneri aktual i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka folur për kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Itali ka thënë se është turp që një lojtar si Rrahmani nuk luan për Shqipërinë.
“Unë do të doja shumë ta kem atë te Shqipëria. Ai ishte pjesë e Shqipërisë kur trajner ishte De Biasi dhe është vërtetë për të ardhur keq që nuk është më, sepse ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë Reja.
Kapiteni aktual i Kosovës, kishte zhvilluar disa ndeshje me Shqipërinë, por duke mos qenë startues ai vendosi t’i bashkohet ‘Dardanëve’.