Uellsi ka konfirmuar që menaxheri i tyre, ish lojtari i Manchester United, Ryan Giggs, nuk to dë të udhëheq ekipin e tyre kombëtar në Euro 2020 pasi që ai është akuzuar për sulm dhe lëndim trupor. Akuza ndërlidhet me një incident në të cilin ishin ftuar policia në fund të vitit 2020. Zyrtarët policor ishin ftuar nga dy gra, njëra nga të cilat kishte marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara. Robert Page do të marrë rolin e trajnerit të kombëtares për Euro 2020 dhe ai do të ndihmohet nga Albert Stuivendberg.

Giggs akuzohet se ka shkaktuar lëndime trupore nfsa një gruaje të moshës 30 vjeçare dhe një tjetre të moshës rreth 20 vjeçare. Giggs ka luajtur për Manchester United nga 1990 në 2014, duke shënuar 114 gola në 672 paraqitjet e tij në ligë dhe ka fituar shumë nga trofet e mëdhenj.