Themeluesi i Spotify, Daniel Ek ka shprehur interesimin e tij për të blerë Arsenalin. Pronarët aktual Kroenke Sports & Entertainment janë vënë nën kritika për projektin e dështuar të Super League, me tifozët e Topxhinjve që shprehin mllefin e tyre me anë të një proteste të premten. Josh Kroenke ka thënë se familja e tij nuk ka plane t’a shesë klubin, por një blerës i mundshëm është si Ek është në horizont. Çfarë është thënë? “Si fëmijë, unë kam qenë tifoz për Arsenalin për aq kohë sa më kujtohet,” shkroi Ek në Twitter. “Nëse KSE do të dëshironte të shiste Arsenalin, unë do të isha i lumtur të tentoja t’a blija atë.” Pozicioni Kroenke Arsenali ishte një nga gjashtë klubet e Premier League – së bashku me Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham – për t’u regjistruar në Super Ligë e cila u shemb pas një vale protestash. Josh Kroenke mori pjesë në një forum të tifozëve të enjten ku edhe u përballë me kritika të rrepta, por ai pohoi se pozicioni i familjes ishte të qëndronte në krye dhe të ecte përpara. Kush është Daniel Ek? Sipërmarrësi suedez Daniel Ek vlen rreth 3.38 miliardë funta (4.7 miliardë euro / 5.68 miliardë dollarë), sipas Forbes, duke qenë pronar i Spotify. 38-vjeçari themeloi këtë kompani në vitin 2006 dhe është rritur duke pasur mbi 350 milion abonentë. Megjithatë, jo të gjithë i kanë marrë me pozitivitet deklaratat e Ek për blerje potenciale të Arsenal. Vokalisti kryesor i rok grupit anglez, Tim Burgess, shkroi në Twitter: “A mund të kërkojmë që ju t’i rregulloni gjërat me muzikantë përpara se të merreni me futbollistë??” Kundërshtimi lidhet me tarifat me të cilat paguhen artistët për këngët e tyre e që është shumë e ulët. |