Presidenti i Real Madritit, Florentino Perez ka thanë që 12 klubet që janë pajtuar për t’u bashkuar në Super Ligën Evropiane kanë “kontrata obliguese” dhe “nuk mund të largohen”.
Nëntë nga 12 ekipet, përfshirë edhe gjashtë nga Premiere League, u tërhoqën nga gara e propozuar pasi që plani nxiti një reagim të ashpër.
Real Madrid, Barcelona dhe Juventus akoma nuk e braktisur projektin.
“Nuk ka nevojë që të shpjegoj se çka është njëç kontratë obliguese, por në të vërtetë klubet nuk mund të largohen”, tha Perez.
“Disa nga to, për shkak të presionit, thanë që janë larguar. Por ky projekt, apo një shumë i ngjashëm, do të lëviz tutje dhe unë besoj shpejt”.
Presidenti i Realit po ashtu tha që nuk është e vërtetë që banka investuese amerikane JP Morgan që ka ofruar 3.5 miliardë euro tek themeluesit e ligës – të këtë braktisur. “Ata kanë kërkuar pak kohë për reflektim, njëjtë sikurse 12 klubet. Nëse do të ketë nevojë për ndryshime ne do t’i bëjmë për Super Liga është projekti më i mirë që e kemi menduar ndonjëherë”, tha Perez.