Nuk është serrë, por është një pishinë e mbuluar në Bosnje e Hercegovinë.

Brenda kësaj tende të najlonit po noton 13-vjeçarja, Evelin Avdiç.

Notarja jeton në Sarajevë, por izolimin e koronavirusit vendosi ta kalojë te gjyshërit në fshat.

Për këtë arsye, ajo nisi të bëjë stërvitje në një pishinë të vendosur brenda një serre, në oborrin e shtëpisë, dhe noton teksa trupi i tërhiqet pas nga një litar elastik.

Avdiç është kampione dhe rekordmene në vendin e saj për stilin e lirë, 50-1500 metra, 100 metra, 200 metra, 400 metra stil të përzier, 200 metra stil delfini dhe 200 metra në shpinë.