Të hënën në mbrëmje, Leicester City bëri një hap gjigant drejt kualifikimit për në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Brendan Rodgers mposhti Crystal Palacen 2-1 në King Power Stadium, që do të thotë se Dhelprat tani janë shtatë pikë larg West Hamit, të vendit të pestë.
Kelechi Iheanacho shënoi golin fitues në minutën e 80-të, pasi Timoty Castagne (1-1) kishte anuluar golin e pjesës së parë të Wilfried Zahas.
Për më shumë se 90 minuta, në gjendje ishte të luante qendërmbrojtësi i ri Wesley Fofana, e që dhuroi një moment të bukur të takimit.
Fofana u larguar për pak minuta nga fusha, në mënyrë që të bëjë iftar, e që njihet si një mysliman tejet i devotshëm dhe i përkushtuar.
Kundër Palaces, mbrojtësi i Leicester ishte në gjendje të bënte iftar në minutën e 34-të të lojës, duke marrë disa lëngje pas një ndalimi të lojës nga gjyqtari në shenjë respekti për të.