Trajneri gjerman, Julian Nagelsmann do të largohet nga klubi i RB Leipzig në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Bundesligas përmes rrjeteve sociale.

“33-vjeçari do të jetë trajneri i ri i FC Bayern Munchen nga 1 korrik 2021”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Julian Nagelsmann do të emërohet trajneri më i ri i FC Bayern Munchen, i cili do të firmos kontratë pesë-vjeçare me kampionin e Bundesligas me një vlerë prej 25 milionë eurove. 

33-vjeçari do ta zë vendin e Hansi Flick, i cili do të largohet nga ‘Allianz Arena’ në fund të këtij sezoni.