Sulmuesi boshnjak i AS Romës, Edin Dzeko është futbollisti i parë që i ka shënuar Manchester United gol në tri dekada, shkruan VAR Kosova.

Dzeko sonte i shënoi gol “Djajve të Kuq” në Old Trafford në kuadër të përballjes së Ligës së Evropës.

Boshnjaku është përballur edhe më herët me skuadrën angleze, madje ka luajtur për rivalët e qytetit Manchester Cityt.

Dzeko golin e parë në Old Trafford e ka shënuar me fanellën e ëolfsburg, pastaj edhe me Manchester City.

Pra, ai ka shënuar në vitet tri dekadat e fundit.

Pjesa e parë e gjysmëfinales së Ligës së Evropës përfundoi me epërsinë e Romës 1:2. /VAR Kosova/