Skuadra e Fernando Santos ka fituar miqësoren e fundit ndaj Izraelit me rezultatin 4-0 dhe protagonist ishin dy nga lojtarët kryesorë, Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes.
Mesfushori zhbllokoi ndeshjen në minutën e 42-të me një goditje perfekte brenda zonës, ndërsa dy minuta më pas ylli i Juventusit dyfishoi shifrat.
CR7 la shenjë edhe me një goditje dënimi krejtësisht të pasaktë, që tërhoqi vëmendjen dhe u shpërnda shumë në rrjetet sociale.