Laporte shënon golin e tij të parë për Kombëtaren e Spanjës.

Spanja ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen e Grupit E kundër Sllovakisë, ku mbrojtësi i Manchester Cityt Aymeric Laporte ka shënuar për 2:0 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Suedisë dhe Polonisë, ku rezultati momental është 1:0 në favor të Suedisë.

Golin për suedezët e shënoi sulmuesi i RB Leipzig Emil Forsberg në minutën e dytë.