Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana dhe Valon Berisha, kanë një të përbashkët.
Që të dy kanë veshur fanellën e Lazios. Cana në të kaluarën dhe Berisha tash, ndonëse është I huazuar te klubi i Bundesligës gjermane Fortuna Duesseldorf.
Cana në një intervistë për faqen zyrtare të Marseilles ka thënë se Berisha është i përshtatshëm për Marseillen.
“Ne kemi shumë lojtarë të mirë të rinj nga Shqipëria e Kosova. Aty është Valon Berisha që po ashtu ka luajtur kundër Marseilles në Ligën e Evropës dhe është lojtar i madh. Ai mund të jetë shumë i mirë për Marseillen, pasi mund të luajë në disa pozita, në qendër, prapa sulmuesit, apo në rol më të avancuar si mesfushor ofensiv në formacion 4-1-4-1. Është lojtar që mund të luajë në disa pozita, është dinamik, dhe teknikisht shumë i mirë. Është një lojtar fitues me mentalitet shumë të mirë”, ka thënë Cana.
Cana 36-vjeçar gjatë karrierës ka luajtur katër vjet për klubin e njohur francez dhe ka qenë kapiten i këtij klubi.