UEFA ka zbuluar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në çerekfinalen mes Belgjikës dhe Italisë.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga treshja sllovene, me Slavko Vincic që do të jetë gjyqtari kryesor.

Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic do të jenë ndihmësit e tij.

Fernando Andres Rapallini nga Argjentina do të jetë gjyqtari i katërt, kurse në dhomën e VAR-it është caktuar gjermani, Bastian Dankert.

Kujtojmë se ndeshja mes Belgjikës dhe Italisë do të zhvillohet të premten nga ora 21:00.