Dean Henderson, portieri i Manchester United, është i bindur se kapiteni Harry Maguire është në një nivel si mbrojtës me yllin e Liverpool, Virgil Van Dijk.
“Mund ta fus atë në një kategori me Virgil Van Dijk dhe do më jepni të drejtë në vitet e ardhshme, sepse ai vetëm përmirësohet dhe bëhet më i mirë”, ka thënë Henderson.
Maguire mban rekordin si transferimi më i shtrenjtë për një lojtar mbrojtës, pasi Manchester United ka paguar te Leicester 87 milion euro.



























